Kredi SME

Agrokredit sh.a  ofron kredi për biznese të vogla dhe të mesme në zonat rurale, e malore të vendit. Produkti bazë i këtij institucioni është kredia, e cila për arsye të adminstrimit dhe përmbushjes së misionit është ndarë në dy nën/produkte.

 

Ndarja e tyre ështe bërë mbi bazën e shumës së kredisë për një kredimarrës dhe konkretisht në kredi individuale dhe SME.

 

Kredi SME në shuma mbi 200,000 lekë. Shuma maksimale e kredisë është e kushtëzuar me raportet e caktuara nga BSH-së, për kredinë më të madhe ndaj kapitalit të shoqërisë.

 

Mënyra e shlyerjes së kësteve është mujore, tremujore ose gjashteë mujore, duke u vlerësuar rast pas rasti.

 

Kriteret për të marrë kredi SME:

Kredi SME, mund të përfitojnë kredi të gjithë subjektet fizikë e juridikë, të cilët ushtrojnë biznese të ndryshme dhe kërkojnë financime për zgjerimin e aktivitetit ekzistues, por në raste të veçanta mund të financohen edhe biznese të reja. Krahas plotësimit të të gjithë kërkesave sipas politikave të kreditit dhe rrezikut. Me rëndësi për këto kredi është analiza e biznesit për të garantuar pritshmëritë financiare dhe aftësitë likujduese, fluksin e parasë (Cash Flow). Për këto kredi si garanci hipotekore kërkohen pasuri të paluajtëshme si toka bujësore, troje, ndërtesa, shtëpi banimi etj.

 

Dokumentacioni që kërkohet për kreditë SME:

 

Dokumentet bazë për një kredi SME janë:

  1. Aplikimi i klientit për hua
  2. Pagesa e komisionit të aplikimit
  3. Dokumentacioni ligjor i shoqërisë apo grupit (akt-themelimi, statute, rregjistrimi në gjykatë) kur është person juridik.
  4. Bilancet kontabël të tre viteve të fundit sipas kërkesave të politikave të huadhënies
  5. Inventari i makinerive dhe paisjeve
  6. Vërtetime nga organet tatimore që ka ose nuk ka detyrime
  7. Informacion nga regjistri i kredive pranë BSH-së
  8. Rregjistrimi në Zyrën e Tatim-Taksave
  9. Vërtetim nga gjykata
  10. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit
  11. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit
  12. Projekti, preventivi, leja e ndërtimit dhe çdo dokument tjetër sipas ligjit për urbanistikën, nëse është objekt ndërtimor ose rikonstruksion i jashtëm
  13. Oferta për linjat teknologjike ose kontrata për blerjen e paisjeve, makinerive, lëndeve të para etj.
  14. Kontrata për shitjen e produkteve të gatshme ose mallrave
  15. Çertifikata (vërtetimi) e pronësisë origjinale për objektin që do të vendoset në hipotekë, jo më shumë se 1 muaj përpara aplikimit për kredi
  16. Raport i vlerësimit të pasurisë së paluajtëshme nga një vlerësues i licensuar
  17. Çertifikata e gjëndjes familjare
  18. Plani i biznesit