Përshëndetje & Mirë se erdhe!

DIY locavore tofu selfies fap 3 wolf moon chillwave stumptown jean shorts. Readymade VHS kinfolk gochujang. Semiotics before they sold out blue bottle austin fashion axe etsy.

Gjithçka që ju nevojitet

Kush Jemi

Rrënjët e Agrokredit janë në vitin 1999 kur u krijua si një OJF (Institucion jo fitim prures) nga qeveria shqiptare me emrin “Fondi Financimit të Zonave Malore – FFZM”.

Në vitin 2002 FFZM u shndërrua në Institucion Financiar jo Bankë.

Në vitin 2009 FFZM u shndërrua në shoqëri aksionere me emrin “Shoqeria e Pare Financiare e Zhvillimit – FAFDC.

Në vitin 2019 shoqëria ndryshoi emrin në Agrokredit për ta përshtatur me misionin.

Qëllimi i krijimit të këtij Institucioni ishte dhënia akses në fonde dhe financime të popullsisë dhe sipërmarrjeve në zonat rurale dhe ato malore. Vetem 4% e portofolit të kredive të bankave tregtare ka shkuar në financimin e individeve, familjeve, komuniteteve apo sipermarrjeve rurale e sidomos atyre në zonat malore.

Nëpërmjet Agrokredit (ish FFZM dhe FAF) qeveria shqiptare ka krijuar akses në tregun financiar për rreth 7% të sipermarrjeve dhe familjeve bujqesore.

Shoqëria ka përmbushur gjatë jetës së saj si misionin social edhe atë financiar.

Prej themelimit të vet shoqëria ka financuar mbi 30 mijë individë, familje dhe sipërmarrje kryesisht për një vlerë totale disbursimesh prej afro 90 milion euro.

Kapitali i paguar i shoqërise në themelim ka qenë 1.14 miliard leke, ndërsa në fund të vitit 2019 ishte 1.26 miliard leke me nje rritje prej 51 milion leke.

Sot Agrokredit kryen veprimtarinë në 90% të territorit të vendit me 30 zyra dhe 133 punonjës.

Objektivi i Agrokredit është që deri në fund të vitit 2023 të financojë mbi 8 mijë subjekte për një vlerë totale 25 milion euro.

Misioni

Misioni i “Agrokredit” sh.a. është;

Të sigurojë produkte, mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve të vet për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat

  • rurale,
  • suburbane dhe
  • turistike

duke ju mundesuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhrave dhe mirëqenies.

Mbi këtë mision Banka e Shqipërisë i ka dhënë shoqërisë në vitin 2009 liçensë për;

  • Të gjitha format e kredidhënies, duke përfshire kredinë konsumatore dhe hipotekore,
  • Ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve,
  • Shërbime këshilluese, ndërmjetësuese dhe shërbime të tjera ndihmëse për veprimtaritë e listuara më sipër.

Mësoni Rreth

Avantazhet Tona

Degë

Kredi të dhëna

Interesat më të ulëta

Organigrama

Shfleto

Klientët Tanë