Kredi Individuale

Aktualisht, Agrokredit sh.a ofron kredi për biznese të vogla dhe të mesme në zonat rurale, e malore të vendit. Produkti bazë i këtij institucioni është kredia, e cila për arsye të adminstrimit dhe përmbushjes së misionit është ndarë në dy nënprodukte. Ndarja e tyre ështe bërë mbi bazën e shumës seë kredisë për një kredimarrës dhe konkretisht në kredi individuale dhe SME:

Kredi Individuale në shuma nga 50,000 deri në 200,000 lekë për një kredimarrës.

Mënyra e shlyerjes së kësteve është mujore, tremujore ose gjashtë mujore, duke u vlerësuar rast pas rasti.

 

Kriteret për të marrë kredi Individuale:

Kredi Individuale mund të përfitojnë të gjithë subjektet fizikë dhe juridikë të cilët ushtrojnë aktivitet biznesi dhe kanë nevojë për financime për biznese të vogla dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese. Subjektet që kërkojnë kredi individuale duhet të plotësojnë disa kritere në përputhje me politikat vjetore të kreditit dhe rrezikut. Për këto kredi, si garanci për kthimin huasë kryesisht vendosen pasuri të luajtëshme.

 

Dokumentacioni që kërkohet për kreditë Individuale:

  1. Formular aplikimi.
  2. Pagesa e komisionit të aplikimit.
  3. Vërtetim nga organet tatimore që nuk ka detyrime.
  4. Kërkesë me një argumentim peër shlyerjen e kredisë.
  5. Vërtetim të pasurisë së luajteshme (automjete, makineri e paisje e tj).
  6. Çertifikatë familjare.
  7. Fotokopje të dokumentit të identifikimit.