Misioni i “Agrokredit”sha. është;
Të sigurojë produkte, mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve të vet për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat
- rurale,
- suburbane dhe
- turistike
duke ju mundesuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhrave dhe mirëqenies.
Mbi këtë mision Banka e Shqipërisë i ka dhënë shoqërisë në vitin 2009 liçensë për;
- Të gjitha format e kredidhënies, duke përfshire kredinë konsumatore dhe hipotekore,
- Ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve,
- Shërbime këshilluese, ndërmjetësuese dhe shërbime të tjera ndihmëse për veprimtaritë e listuara më sipër.