21 May Drejtor, Departamenti Risk & Collection
Posted at 10:25h
in
Full Time
Tirane
Postuar 4 weeks më parë
Detyrat dhe përgjëgjësitë
- Hartimi dhe zbatimi I strategjive për menaxhimin e riskut dhe mbledhjen e kredive.
- Monitorimi dhe analiza e portofolit të kredisë për të identifikuar tendencat e riskut dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.
- Zhvillimi I politikave dhe procedurave për minimizimin e humbjeve dhe maksimizimin e rikuperimit të kredive të këqija.
- Koordinimi me departamentin ligjor për trajtimin e rasteve të kredisë me probleme.
- Sigurimi I përputhshmërisë me rregulloret dhe politikat e brendshme dhe të jashtme.
- Përgatitja e raporteve analitike për menaxhmentin e lartë për performancën e riskut dhe mbledhjes së kredive.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë të avancuar në Financë- Kontabilitet ose Administrim Biznesi.
- Eksperiencë minimale 5 vite në menaxhimin e riskut dhe mbledhjen e kredive në sektorin financiar.
- Njohuri të thella mbi analizën e riskut, menaxhimin e kredive dhe strategjitë e rikuperimit.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, negociuese, dhe drejtuese.
- Njohuri të mira të legjislacionit financiar dhe rregulloreve të sektorit bankar ose mikrofinanciar.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të dhënat e Punës
Kategoria e Punës | Risk & Collection |