Agrokredit nominohet për çmimin ndërkombëtar Princi Talal!

Agrokredit nominohet për çmimin ndërkombëtar Princi Talal!

Agrokredit nominohet nga IsDB (Banka Islamike për Zhvillim) për çmimin ndërkombëtar Princi

Talal, për Zhvillimin Njerëzor. Ky çmim, shoqërohet me një premio në vlerë deri 1 milion USD.

Agrokredit është subjekt financiar i krijuar nga Qeveria Shqiptare me mision, sigurimin e produkteve, mbështetjes dhe ekspertizë financiare dhe më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve të saj për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat rurale, suburbane dhe turistike duke ju mundësuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhurave dhe mirëqënies.

Prej vitit 2015 Agrokredit menaxhoi një fond prej 5 milion USD të financuar nga IsDB për tëmbështetur prioritetet e zhvillimit rural të qeverisë shqiptare. Projekti u mbyll në fillim të 2020 dhe u klasifikua si një histori e plotë suksesi nga IsDB.

Nga ky projekt kanë përfituar financime mbi 2.500 familje dhe sipërmarrje në gjithë

Shqipërinë.

Ky vlerësim konfirmohet dhe nga nominimi për të fituar çmimin Princi Talal.

Në komitetin e vlerësimit ka personalitete ndërkombëtare si fituesi i çmimit NOBEL Muhammed

Yunus, Dr Yusuf Sayed Abdullah, ish drejtor i Fondit të OPEC-së etj.

Është e rëndësishme të theksohet se nominimet bëhen nga ekspertë të pavarur ndërkombëtar para

se ti paraqiten Komitetit.

IsDB që ka propozuar Agrokredit për këtë çmim është e shtrirë në 57 shtete në Azi, Lindjen e

Mesme, Evropë dhe Amerikën Latine, përfshirë Turqinë, Indonezinë, Marokun, Algjerinë etj.

Qeveria Shqiptare dhe IsDB janë të gatshme ta vazhdojnë bashkëpunimin dhe ti besojnë

Agrokredit një fond të ri prej 10 milion USD që do shkojë tërësisht për financimin sipas

standarteve islamike të familjeve dhe sipërmarjeve në zonat rurale, suburbane dhe turistike.