Njoftim për vende të lira pune

Njoftim për vende të lira pune

 ”Agrokredit”sh.a. kërkon të punësojë #Oficer #kredie në Pukë, Kavajë, Vlorë, Berat, Skrapar, Peshkopi, Burrel, Kukës, Has, Tropojë, Rrogozhinë.

Detyrat e përgjithshme

  • Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale
  • Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e   malore të rrethit
  • Të promovojë  produktet e  Agrokredit sh.a.  tek klientët  potencial
  • Të vlerësojë për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies
  • Të analizojë në vend biznesin e klientit Miratimin e kredive brenda kufijve të caktuar dhe dërgimin e kërkesave  tek menaxhmenti për miratim.
  • Njohje me aplikantët për të marrë informacion lidhur me  kërkesat e kredisë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth procesit.
  • Analizë e gjendjes financiare të aplikantëve, kreditë dhe vlerësimet e pronave për të përcaktuar mundësinë e dhënies së kredive.
  • Prezantimi i llojeve të ndryshme të kredive dhe opsioneve të kreditit që janë në dispozicion, si dhe kushtet e këtyre shërbimeve.
  • Vigjilent ndaj llojeve të reja të kredive, shërbimeve dhe produkteve të tjera financiare për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve.
  • Dorëzim i aplikimit për kredi tek analistët e kredive për verifikim dhe rekomandim.
  • Negocimi i aranzhimeve të pagesave me klientët të cilët kanë kredi me vonesë.
  • Promovim i shërbimeve financiare që mund të plotësojnë nevojat e klientëve.
  • Analizë e tregjeve të mundshme të kredisë dhe zhvillim i një rrjeti referuese për të gjetur prospektet për kredi.
  • Përgatitja e raporteve për t’i dërguar klientëve në ditë vonese dhe për ta përcjellë drejt aksionit të Collection.
  • Organizim për mirëmbajtjen dhe likuidimin e pronave/kolateraleve.
  • Përgatitja e kërkesava drejtë gjykatës për transferimin e titujve.

 Kualifikimi dhe eksperienca

  • Të ketë minimalisht diplomë të nivelit bachelor
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup
  • Njohja e  gjuhës angleze përbën avantazh
  • Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh
  • Eksperienca e punës drejtpërdrejt në institucionet kredidhënëse përbën avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin dokumentacionin e kërkuar në adresën: Rr.“Elbasanit”, nr.178/1, Sauk, Tiranë deri në datën 21 dhjetor 2020.

  1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Agrokredit sh.a.
  2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional

Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen.
Ju faleminderit!