Njoftim për vende të lira pune

Agrokredit sh.a. kërkon të punësojë #Oficer #Kredie në Bulqizë, Dibër, Kavajë, Durrës, Rrogozhinë, Berat, Skrapar, Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Pukë, Kukës, Has, Tropojë, Rrëshen.

➡Detyrat e përgjithshme:

• Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale.

• Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit.

• Të promovojë produktet e Agrokredit sh.a. tek klientët potencial.

• Të vlerësojë për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies.

• Të analizojë në vend biznesin e klientit Miratimin e kredive brenda kufijve të caktuar dhe dërgimin e kërkesave tek menaxhmenti për miratim.

• Njohje me aplikantët për të marrë informacion lidhur me kërkesat e kredisë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth procesit.

• Analizë e gjendjes financiare të aplikantëve, kreditë dhe vlerësimet e pronave për të përcaktuar mundësinë e dhënies së kredive.

• Prezantimi i llojeve të ndryshme të kredive dhe opsioneve të kreditit që janë në dispozicion, si dhe kushtet e këtyre shërbimeve.

• Vigjilent ndaj llojeve të reja të kredive, shërbimeve dhe produkteve të tjera financiare për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve.

• Dorëzim i aplikimit për kredi tek analistët e kredive për verifikim dhe rekomandim.

• Negocimi i aranzhimeve të pagesave me klientët të cilët kanë kredi me vonesë.

• Promovim i shërbimeve financiare që mund të plotësojnë nevojat e klientëve.

• Analizë e tregjeve të mundshme te kredisë dhe zhvillim i një rrjeti referuese për të gjetur prospektet për kredi.

• Përgatitja e raporteve për t’i dërguar klientëve në ditë vonese dhe për ta përcjellë drejt aksionit të Collection.

• Organizim për mirëmbajtjen dhe likuidimin e pronave/kolateraleve.

• Përgatitja e kërkesava drejtë gjykatës për transferimin e titujve.

Kualifikimi dhe eksperienca

• Të ketë minimalisht diplomë të nivelit bachelor.

• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.

• Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup.

• Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

• Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh.

• Eksperienca e punës drejtpërdrejt në institucionet kredidhënëse përbën avantazh.

🔴 Personat e interesuar duhet të sjellin dokumentacionin e mëposhtëm në adresën: Rr.“Elbasanit”, nr.178/1, Sauk, Tiranë, brenda datës 20/10/2020

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Agrokredit sh.a.

2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional

🔴Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen.

Ju faleminderit!